Shërbimet Tona
E Drejta Administrative dhe e Prokurimit
Hora Legalis ofron shërbime të specializuara dhe konsulencë profesionale në fushën e të drejtës administrative dhe prokurimit, duke siguruar mbështetje të plotë për klientët tanë në çështje të lidhura me veprimtaritë e sektorit publik dhe proceset administrative. Ekipi ynë i avokatëve ka ekspertizën dhe përvojën për të ndihmuar klientët në fushën e kontratave administrative, tenderave dhe proceseve të prokurimit, duke u siguruar që ato të përmbushin kërkesat ligjore dhe të realizohen me transparencë dhe drejtësi. Hora Legalis ofron shërbime të specializuara dhe konsulencë profesionale në fushën e të drejtës administrative, duke siguruar mbështetje të plotë dhe përfaqësim për klientët tanë në çështje që lidhen me aktet dhe procedurat administrative, si dhe marrëdhëniet e tyre me autoritetet publike.
Shërbimi ynë përfshin këshillim dhe asistencë ligjore në lidhje me interpretimin dhe zbatimin e legjislacionit administrativ, përfshirë proceset e dhënies së licencave, lejeve, autorizimeve dhe të drejtat e individëve dhe subjekteve juridike në marrëdhëniet me administratën publike.
Ne gjithashtu ofrojmë mbrojtje ligjore dhe përfaqësim për klientët që përballen me mosmarrëveshje me organet dhe institucionet shtetërore, duke përfshirë ankesa dhe ankime administrative ndaj vendimeve të administratës publike, si dhe përfaqësim në procedura gjyqësore që lidhen me aktet administrative, siç janë ankimet ndaj akteve dhe veprimeve administrative (ne fushen e tatimeve, doganave, licencave, etj) , vendimeve të inspektorateve shteterore dhe autoriteteve të tjera që veprojnë në kuadër të administratës publike.
Ekipi ynë ofron gjithashtu këshillim për menaxhimin e çështjeve administrative të përditshme dhe ndihmë në zgjidhjen e çështjeve që lidhen me detyrimet dhe përgjegjësitë e klientëve ndaj autoriteteve shtetërore. Nëpërmjet këtyre shërbimeve, Hora Legalis siguron që klientët të kenë mbështetje të besueshme dhe të plotë në të gjitha aspektet e veprimtarive të tyre administrative dhe të mund të menaxhojnë çdo çështje ligjore që mund të lindë në marrëdhëniet me administratën publike.

Shërbimi ynë përfshin edhe këshillim dhe asistencë për përgatitjen dhe negocimin e kontratave me autoritetet publike, duke përfshirë analiza të plotë të kushteve dhe të drejtat e palëve për të siguruar një proces të drejtë dhe të paanshëm. Avokatët tanë ofrojnë mbështetje të thelluar për klientët që hyjne ne procedura tenderimi dhe prokurimi, duke siguruar që pjesëmarrja të jetë në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, si dhe me parimet e transparencës dhe konkurrencës së ndershme.
Ne gjithashtu ofrojmë asistencë dhe përfaqësim në raste të mosmarrëveshjeve lidhur me procedurat e prokurimit dhe kontratat publike, duke përfshirë kontestime ligjore, ankesa ndaj vendimeve të administratës publike dhe përfaqësim në gjykata ose në institucione arbitrazhi.
Për më tepër, ne ofrojmë mbështetje për klientët që përballen me çështje të administratës publike, duke përfshirë këshillim në lidhje me përputhshmërinë me ligjet dhe rregulloret e sektorit publik, si dhe asistencë për të siguruar që operacionet dhe aktivitetet e biznesit të jenë në përputhje me kërkesat ligjore të sektorit publik.
Na kontaktoni
OSE
Keni pyetje ligjore? Kontaktoni ekspertët tanë!
Pyetjet e Bëra më Shpesh
Në cilat fusha të së drejtës specializohet Hora Legalis?
Ne specializohemi në të drejtën civile, penale, tregtare, familjare, imigracionit, administrative, pronës intelektuale, mbrojtjes së të dhënave dhe të drejtën bankare.
Si mund të caktoj një konsultë me një avokat?
Mund të plotësoni formularin e kontaktit në faqen tonë të internetit, të na telefononi direkt në zyrë, ose të na kontaktoni përmes mënyrave të tjera. Ne do të caktojmë një konsultë në kohën që ju përshtatet më së miri.
A ofroni konsultime fillestare falas?
Po, ne ofrojmë një konsultë fillestare të shkurtër për të kuptuar nevojat tuaja ligjore para se të japim këshilla për hapat e mëtejshëm.
Sa kushtojnë shërbimet tuaja ligjore?
Tarifat ndryshojnë në varësi të kompleksitetit të çështjes dhe llojit të shërbimit ligjor. Ne ofrojmë çmime transparente dhe do t’ju japim një vlerësim të qartë gjatë konsultës suaj.
Çfarë dokumentesh duhet të sjell në takimin tim të parë?
Ju mund te sillni çdo dokument relevant lidhur me çështjen tuaj — kontrata, njoftime gjyqësore, dokument identifikimi, regjistrime komunikimi, ose çdo lloj tjetër dokumenti.
A mund të më përfaqësoni në gjyq?
Po, avokatët tanë të licencuar mund t’ju përfaqësojnë në të gjitha çështjet gjyqësore, duke përfshirë proceset civile dhe penale.
A trajtoni çështje ndërkombëtare ose ndërkufitare?
Po, ne trajtojmë çështje ndërkombëtare dhe ndërkufitare, veçanërisht në fusha si emigracioni, ekstradimi dhe e drejta ndërkombëtare e biznesit. Ndërsa veprojmë brenda territorit të Shqipërisë, ekspertiza jonë ligjore na lejon të menaxhojmë çështje komplekse globale që përfshijnë juridiksione të huaja ose elemente ndërkufitare.
Sa kohë do të zgjasë zgjidhja e çështjes time?
Kohëzgjatja e çështjes varet nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë llojin e çështjes, oraret e gjykatave dhe kompleksitetin. Ne gjithmonë synojmë një zgjidhje efikase dhe në kohë.
A mbahet konfidenciale informacioni im?
Absolutisht. Konfidencialiteti i klientit është një parim themelor në Hora Legalis. Informacioni juaj trajtohet gjithmonë me kujdesin dhe diskrecionin më të lartë.
Çfarë e bën Hora Legalis të dallojë nga firmat e tjera ligjore?
Me mbi 25 vjet përvojë, ne jemi të përkushtuar ndaj praktikave etike, zgjidhjeve strategjike dhe kujdesit personal ndaj klientit në një gamë të gjerë fushash ligjore.
Keni pyetje ligjore?
Kontaktoni me Hora Legalis
Keni një pyetje ligjore ose doni të caktoni një konsultë? Plotësoni formularin dhe ekipi ynë do t’ju përgjigjet shpejt.
Informacion mbi ne
- Adresa : Tish Daija Kompleksi Haxhiu, Hyrja 6, Ap. 8 (10 Tirana, 1060)
- Cel : +355 69 205 7443
- Email : contact@horalegalis.com