Shërbimet Tona
E Drejta Tregtare
Hora Legalis ofron shërbime të specializuara dhe konsulencë profesionale në fushën e të drejtës tregtare, duke siguruar mbështetje të plotë për klientët tanë në çështje ligjore të lidhura me biznesin, marrëveshjet dhe transaksionet tregtare. Ekipi ynë ofron ekspertizë të thelluar për të udhëhequr klientët në negociatat dhe përgatitjen e kontratave, duke siguruar që ato të jenë në përputhje me ligjin dhe interesat e tyre te biznesit.
Shërbimi ynë përfshin këshillim dhe asistencë për ndihmën në formimin dhe administrimin e partneriteteve dhe shoqërive tregtare, si dhe mbështetje në çështjet e qeverisjes se korporatave. Ne ofrojmë gjithashtu asistencë për zhvillimin e strukturave ligjore për kompani, duke përfshirë zgjedhjen e formës më të përshtatshme ligjore për biznesin tuaj (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, shoqëri aksionerësh, etj.), si dhe përgatitjen e statuseve dhe rregulloreve të brendshme.
Nëpërmjet shërbimeve tona, ne ndihmojmë klientët në menaxhimin e marrëdhënieve dhe transaksioneve me partnerët, investitorët dhe autoritetet shtetërore, duke siguruar që çdo marrëveshje të jetë e ndershme dhe e zbatueshme. Po ashtu, ne ofrojmë asistencë në rastet e mosmarrëveshjeve kontraktuale, duke përfshirë negociata dhe përfaqësim në gjykata ose në arbitrazh për të zgjidhur mosmarrevshjet në mënyrë efikase dhe të drejtë.
Hora Legalis gjithashtu ofron mbështetje për klientët që përballen me probleme të ndryshme ligjore të biznesit, përfshirë çështje të tatimeve, doganave, licencave, përputhshmërisë me ligjet e konkurrencës dhe ligjeve të mbrojtjes së konsumatorëve. Angazhimi ynë është të ofrojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe të përshtatura për nevojat specifike të çdo klienti, duke siguruar që ata të arrijnë qëllimet e tyre të biznesit dhe të operojnë brenda një kuadri ligjor të qëndrueshëm dhe efikas.
Me një fokus të veçantë në mbështetje strategjike dhe ligjore të kompanive dhe ndërmarrjeve, ne sigurojmë që klientët tanë të kenë një përfaqësim dhe një mbështetje të besueshme në çdo hap të rrugës në aktivitetet e tyre tregtare. Ekipi ynë i avokatëve me përvojë ofron mbështetje të plotë për bizneset që navigojnë në struktura të ndërlikuara korporative, investime dhe kuadrin rregullator.

Na kontaktoni
OSE
Keni pyetje ligjore? Kontaktoni ekspertët tanë!
Pyetjet e Bëra më Shpesh
Në cilat fusha të së drejtës specializohet Hora Legalis?
Ne specializohemi në të drejtën civile, penale, tregtare, familjare, imigracionit, administrative, pronës intelektuale, mbrojtjes së të dhënave dhe të drejtën bankare.
Si mund të caktoj një konsultë me një avokat?
Mund të plotësoni formularin e kontaktit në faqen tonë të internetit, të na telefononi direkt në zyrë, ose të na kontaktoni përmes mënyrave të tjera. Ne do të caktojmë një konsultë në kohën që ju përshtatet më së miri.
A ofroni konsultime fillestare falas?
Po, ne ofrojmë një konsultë fillestare të shkurtër për të kuptuar nevojat tuaja ligjore para se të japim këshilla për hapat e mëtejshëm.
Sa kushtojnë shërbimet tuaja ligjore?
Tarifat ndryshojnë në varësi të kompleksitetit të çështjes dhe llojit të shërbimit ligjor. Ne ofrojmë çmime transparente dhe do t’ju japim një vlerësim të qartë gjatë konsultës suaj.
Çfarë dokumentesh duhet të sjell në takimin tim të parë?
Ju mund te sillni çdo dokument relevant lidhur me çështjen tuaj — kontrata, njoftime gjyqësore, dokument identifikimi, regjistrime komunikimi, ose çdo lloj tjetër dokumenti.
A mund të më përfaqësoni në gjyq?
Po, avokatët tanë të licencuar mund t’ju përfaqësojnë në të gjitha çështjet gjyqësore, duke përfshirë proceset civile dhe penale.
A trajtoni çështje ndërkombëtare ose ndërkufitare?
Po, ne trajtojmë çështje ndërkombëtare dhe ndërkufitare, veçanërisht në fusha si emigracioni, ekstradimi dhe e drejta ndërkombëtare e biznesit. Ndërsa veprojmë brenda territorit të Shqipërisë, ekspertiza jonë ligjore na lejon të menaxhojmë çështje komplekse globale që përfshijnë juridiksione të huaja ose elemente ndërkufitare.
Sa kohë do të zgjasë zgjidhja e çështjes time?
Kohëzgjatja e çështjes varet nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë llojin e çështjes, oraret e gjykatave dhe kompleksitetin. Ne gjithmonë synojmë një zgjidhje efikase dhe në kohë.
A mbahet konfidenciale informacioni im?
Absolutisht. Konfidencialiteti i klientit është një parim themelor në Hora Legalis. Informacioni juaj trajtohet gjithmonë me kujdesin dhe diskrecionin më të lartë.
Çfarë e bën Hora Legalis të dallojë nga firmat e tjera ligjore?
Me mbi 25 vjet përvojë, ne jemi të përkushtuar ndaj praktikave etike, zgjidhjeve strategjike dhe kujdesit personal ndaj klientit në një gamë të gjerë fushash ligjore.
Keni pyetje ligjore?
Kontaktoni me Hora Legalis
Keni një pyetje ligjore ose doni të caktoni një konsultë? Plotësoni formularin dhe ekipi ynë do t’ju përgjigjet shpejt.
Informacion mbi ne
- Adresa : Tish Daija Kompleksi Haxhiu, Hyrja 6, Ap. 8 (10 Tirana, 1060)
- Cel : +355 69 205 7443
- Email : contact@horalegalis.com